15:30 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘NATO veproi pa mandatin e OKB-së për shkëputjen e Kosovës’, Vuçiç: Serbisë i është mohuar integriteti territorial

13:08 | 09/12/2024
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘NATO veproi pa mandatin e OKB-së për shkëputjen e Kosovës’, Vuçiç: Serbisë i është mohuar integriteti territorial

Gjatë një takimi me përfaqësues të ekonomisë zvicerane, presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për Kosovën, tensionet gjeopolitike dhe perspektivat ekonomike të vendit të tij.

Në numrin e fundjavës, e përditshmja gjermane Berliner Zeitung i kushton një artikull fjalimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë një takimi (4.12.) në Cyrih të Zvicrës organizuar nga revista Weltwoche.

“Zgjidhja e konfliktit me Kosovën është integrimi i Ballkanit në BE”

Vuçiç ka kritikuar ndërhyrjen e NATO-s të viteve 1998/99 dhe ka bërë krahasime me krizën në Ukrainë. „Argumentet në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës kuptohen mirë në Serbi, por të njëjtat parime iu mohuan Serbisë në vitin 1999,“ ka deklaruar ai.

Ai ka kujtuar se NATO kishte vepruar „pa mandat të OKB-së dhe jashtë kornizës së së drejtës ndërkombëtare“ për të „mundësuar shkëputjen e Kosovës nga territori serb.“

Me pranimin e plotë të rajonit të Ballkanit në BE, mund të zgjidhet problemi me Kosovën, citon Berliner Zeitung Vuçiçin. Sipas saj Vuçiç ka përmendur shembuj të suksesshëm nga historia më e re evropiane, si Tirolin e Jugut, Alsasën ose marrëdhënien moderne gjermano-polake, të siguruar nga heqja dorë përfundimtare e Gjermanisë nga territoret lindore në marrëveshjen 4+2 të vitit 1990. Vuçiç theksoi se përgjegjësit politikë si Macron, Scholz apo von der Leyen, por edhe Putin, duhet ta dëshirojnë këtë duke pasur parasysh situatën në Ukrainë.

Modelet që sugjeron Vuçiçi

Tiroli i Jugut është një rajon autonom në Itali, i banuar kryesisht nga gjermanofolës, ku konflikti për identitetin dhe të drejtat kulturore u zgjidh përmes një autonomie të zgjeruar në vitet 1970. Alsasa, një rajon në Francë me histori të gjatë konfliktesh mes Gjermanisë dhe Francës, u bë simbol i pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore. Integrimi i tij në Francë me respekt për kulturën dhe gjuhën vendase tregon suksesin e dialogut dhe bashkëpunimit evropian.Ndërsa marrëveshja Katër Plus Dy (1990) u nënshkrua mes dy Gjermanive dhe katër fuqive aleate për të lejuar ribashkimin e Gjermanisë, duke garantuar heqjen dorë nga pretendimet territoriale mbi zonat lindore.

“Sanksionet ndaj Rusisë dëmtojnë ekonominë gjermane”

Presidenti serb ka nënvizuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në Europë dhe potencialin e saj historik si ndërmjetësuese. „Gjermania, për shkak të historisë së saj moderne, është e destinuar të marrë një rol strukturues në këtë diskutim.“ Ai gjithashtu ka theksuar efektet negative të politikave sanksionuese: “Pakot e shumta të sanksioneve dëmtojnë më shumë sesa ndihmojnë, veçanërisht industritë evropiane si industria e automobilave në Gjermani.”

Për perspektivat ekonomike të Serbisë, Vuçiç ka folur me optimizëm dhe ka përmendur rëndësinë strategjike të rezervave të litiumit në vend: “Nuk do të ketë shitje të lëndës së parë për ofertuesin më të lartë.“ Ai ka bërë të ditur se Serbia planifikon „të zhvillojë të gjithë zinxhirin e vlerës, nga nxjerrja deri te prodhimi i baterive brenda vendit.“/DW

Etiketa: natovucic
Pas

Shpërthim në një rafineri nafte në Itali, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Para

Rënia e Bashar al-Assad, rriten çmimet e naftës

Para
Rënia e Bashar al-Assad, rriten çmimet e naftës

Rënia e Bashar al-Assad, rriten çmimet e naftës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ 9 marinarët e huaj ‘ngecin’ prej muajsh në portin e Durrësit, s’marrin dot pasaportat! Federata e Transportit apel autoriteteve

Erdogan ripërsërit mbështetjen për Sirinë: Nuk do të lejojmë ndarjen e vendit

Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak

Fundjavë me shkelje të rënda në rrugë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet dhe apelon: Mos luani me jetën!

“Sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, Dumani i rrëmbeu kompjuterin”, GJKKO reagon pas deklaratës së Berishës

Lirohen nga qelia dy vëllezërit e arrestuar për produktet e skaduara, do hetohen në “arrest shtëpie”

SHBA: Nuk mbajmë përgjegjësi për sulmet e Izraelit në Siri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit: Ishte baza e shqetësimit të qytetarëve, Tiranës i mungon drejtimi

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.