20:30 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Austria e ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil, pas rënies së Assadit

15:21 | 09/12/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Austria e ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil, pas rënies së Assadit

Qeveria në detyrë e Austrisë njoftoi të hënën se ka urdhëruar ndaljen e shqyrtimit të kërkesave të sirianëve për azil, pasi rebelët e morën Damaskun dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi, 13 vjet pas luftës civile.

Lufta civile i detyroi miliona sirianë të ikin nga vendi. Ata ishin pjesë e madhe e një milion njerëzve të cilët shkuan në Gjermani dhe Austri gjatë krizës evropiane me imigrantë në vitet 2015 dhe 2016.

Kritikat kundër atij infiksi vazhdojnë ta rrisin mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë dhe konservatorët.

“Kancelari Karl Nehammer e udhëzoi sot ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, t’i pezullojë të gjitha kërkesat e tanishme për azil dhe t’i rishikojë të gjitha rastet e dhënies së azilit”, tha Ministria e Brendshëm e Austirsë në një komunikatë.

Karner shtoi: “E kam udhëzuar Ministrinë ta përgatisë një program për riatdhesim dhe dëbim në Siri”, pa shpjeguar se si do të bëhej kjo.

Nehammer tha në X të dielën se gjendja e sigurisë në Siri duhet të rivlerësohet për ta mundësuar rifillim e dëbimeve.

Ministria tha se do t’i pezullojë edhe ribashkimet familjare, në bazë të të cilave familjet e refugjatëve mund t’u bashkohen atyre.

Sirianët janë grupi më i madh i azilkërkuesve në Austri, me 12.871 kërkesa këtë vit deri në nëntor.

Nehammer dhe Karner vijnë nga partia konservatore, Partia e Popullit (OVP), e cila ka qëndrime të ashpra ndaj imigracionit, ngjashëm sikurse partia e ekstremit të djathtë, Paria e Lirisë (FPO).

Nehammer është në bisedime për koalicionin qeverisës me dy parti të tjera, të cilat synojnë ta formojnë qeverinë e re pa FPO-në, pavarësisht se FPO-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Ministria e Brendshme tha se ende nuk është vendosur për 12.886 kërkesat për azil, prej të cilave 1.146 kanë të bëjnë me ribashkim familjar. rel

Pas

Rrëzimi i regjimit të Assad/ Rutte: Rusia dhe Irani ndajnë përgjegjësi për krimet kundër popullit sirian

Para

Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025

Para
Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025

Takimi i Komunitetit Politik Europian mbahet në Tiranë më 16 maj 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

Izraeli justifikon sulmin ndaj Iranit, i dërguari në OKB: Vendimi nuk u mor lehtë

Murtaja zbret në Devoll! Dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja, zona në karantinë

Izraeli zgjeron operacionin ushtarak ndaj Iranit, sulme të tjera ndaj një centrali bërthamor në jug të Teheranit

Familjet e viktimave të aksidentit ajror në Indi japin mostra ADN-je për të ndihmuar në identifikimin e të dashurve

Zjarri në klubin e natës vrau 62 persona, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave! Mes tyre ish-ministra e drejtorë

“Ne i njoftuam amerikanët paraprakisht për sulmin”, Netanjahu në sinkron me Trumpin

Sulme të reja izraelite mbi Iran, Teherani aktivizon sistemin e mbrojtjes ajrore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.