Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar me vlerësime të larta për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Kampion Kundër Korrupsionit” nga Departamenti i Shtetit. Çmimi nderon përpjekjet e jashtëzakonshme të individëve që luftojnë korrupsionin dhe përfaqësojnë vlera të integritetit dhe llogaridhënies.
Në një deklaratë, ambasada thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të përkushtimit për forcimin e sundimit të ligjit. Dumani dhe SPAK janë cilësuar si një shembull i udhëheqjes së vendosur në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Deklarata e plote:
🇦🇱 Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin në qeveri dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare. Që nga miratimi i Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe ratifikimi nga SHBA, Shtetet e Bashkuara kanë qenë lider në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare kundër korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara themeluan Çmimin e Kampionëve kundër Korrupsionit në vitin 2021 për të vlerësuar individët që kanë ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të shfaqur solidaritetin e SHBA me këta partnerë heroikë. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ne njohim 10 kampionë kundër korrupsionit, të cilët kanë udhëhequr ose kanë mbrojtur reformat dhe hetimet që po sjellin një botë më të drejtë dhe transparente për bashkëqytetarët e tyre. I përgëzojmë të gjithë ata që luftojnë për llogaridhënie, sundim të ligjit, transparencë dhe liri të shtypit. Të vlerësuarit e këtij viti janë Jorge Mora Cortes nga Kolumbia, Matrika Dahal nga Nepali, Altin Dumani nga Shqipëria, Srbuhi Galyan nga Armenia, Carl Irani nga Libani, Marr Nyang nga Gambia, Javier Enrique Caraballo Salazar nga Panamaja, Didar Smagulov nga Kazakistani, Jimmy Spire Ssentongo nga Uganda dhe Sevinj Vagifgizi nga Azerbajxhani.
Ne jemi të nderuar të punojmë përkrah kampionëve si këta për të mposhtur korrupsionin. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të përmbushur vizionin e UNCAC dhe kornizave të tjera ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mirë.
🇺🇸 Corruption erodes democratic governance, undermines trust in government, and hinders development, which is why the Department of State promotes integrity, transparency, and accountability as foreign policy priorities and core national security interests. Since the UN Convention Against Corruption’s (UNCAC) adoption and U.S. ratification, the United States has been a leader in implementing international anti-corruption commitments.
The United States launched the Anti-Corruption Champions Award in 2021 to recognize individuals who have taken remarkable steps to counter corruption, and to demonstrate U.S. solidarity with these heroic partners. On International Anti-Corruption Day, we recognize 10 Anti-Corruption Champions who have led or advocated for reforms and investigations that are bringing a more just and transparent world for their fellow citizens. We commend all those who fight for accountability, the rule of law, transparency, and press freedom. This year’s honorees are Jorge Mora Cortes of Colombia, Matrika Dahal of Nepal, Altin Dumani of Albania, Srbuhi Galyan of Armenia, Carl Irani of Lebanon, Marr Nyang of The Gambia, Javier Enrique Caraballo Salazar of Panama, Didar Smagulov of Kazakhstan, Jimmy Spire Ssentongo of Uganda, and Sevinj Vagifgizi of Azerbaijan.
We are honored to work alongside champions like these to defeat corruption. We will continue working with partners to fulfill the vision of UNCAC and other international anti-corruption and good governance frameworks.
https://www.state.gov/honoring-global-anti-corruption-champions-2/