23:22 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mandati i Xhaçkës, reagon deputeti Dashnor Sula: Halli i madh i detyron që të lexojnë si fitore edhe SHUPLAKËN e Komisionit të Venecias.

16:51 | 10/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Keni deputetë, ministra dhe kryetare bashkie që kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat”- Ligjvënësi i PD: Të publikohet lista dhe t’i dërgohet SPAK! Askush nga ne s’duhet të jetë imun

Pas interpretimit te shprehur nga Komisioni i Venecias per mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ka reaguar deputeti i PD, Dashnor Sula i cili tha se mbrojtja që mazhoranca po i bën deputetes Olta Xhaçka është e pandershme. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Sula argumenton, sipas tij hallin e madhe që e detyron mazhorancën ta lexojë si fitore edhe “shuplakën e Komisionit të Venecias”.

Reagimi i Dashnor Sulës

Halli i madh i detyron që të lexojnë si fitore edhe SHUPLAKËN e Komisionit të Venecias.

Mazhoranca ka dy vite që përpiqet ta mbrojë me imunitetin që I garanton mandati si ligjvënëse deputeten e vetë bashkëshorti i së cilës u bë investitor strategjik gjatë kohës që Znj. Xhaçka ishte minister.

Në mënyrë të imagjinueshme (siç e ka cilësuar vet kryesuesja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj), socialistët në parlament injoruan dy herë vendimin e Gjykatës. Sigurisht e kanë bërë se halli që kanë është i madh ndaj po e mbrojnë. Në këtë kontekst nuk kishte asnjë dyshim se dërgimi I çështjes për Opinion në Komisionin e Venecias ishte një procedurë për të kaluar kohën dhe se në çdo rast pavarësish opinionit, ligjvënësen nuk do ia dorëzonin drejtësisë.

Komisioni i Venecias e ka thënë qartë, pa ekuivok se të gjitha autoritetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe Parlamentin.  Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese thotë Opinioni I Komisionit të Venecias është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Shtuar këtu teksin që vendos në paragrafin 22 të Opinionit se duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Paragrafi 22 i Opinionit të Venecias

🔴”Si rezultat i njohjes kushtetuese të natyrës detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet janë të detyruara t’i zbatojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive. Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Vetë qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është të kufizojë shkeljet e mundshme të ligjvënësit ose pushteteve të tjera shtetërore. Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihet si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare”.

📌Ndërkohë në Paragrafin e theksohet nga shkëlqesitë e tyre në Komisionin e Venecias se Pajtueshmëria e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet në Parlament me votën e shumicës parlamentare.

🔴Paragrafi 57:

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

📌Abuzimet e mazhorancës janë të qarta, ndërkohë çdo vonesë për tia dërguar Gjykatës Kushtetuese vlerësimin nëse deputetja e PS është apo jo në kushtet e heqias së mandatit si deputete është një mbrojtje e pandershme dhe trajtim jo i barabart para ligjit.

Pas

(video) Devoll/ Organizonin lojëra fati, prangoset në flagrancë 52 vjeçari sekuestrohen para dhe letra fati e çipsa

Para

Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit

Para
Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit

Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.