21:37 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Transparent Albania”, Rama: Instrument për të luftuar fluksin e dezinformimit

13:17 | 13/12/2024
në Kryesore, Te Gjitha
0
“Transparent Albania”, Rama: Instrument për të luftuar fluksin e dezinformimit

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në rolin që do të luajë platforma “Transparent Albania” për të luftuar fluksin e dezinformimit, qoftë ky i qëllimshëm, apo i paqëllimshëm.

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet

“Kemi rastet kur fluksi i të pavërtetave, fluksi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, fluksi i dezinformimit të qëllimshëm apo të paqëllimshëm dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten. Është një fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë asnjë dallim”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se aktualisht platforma është hedhur për konsultim publik dhe ende nuk është një mekanizëm përfundimtar.

“Ky element aktualisht nuk është ende në platformë. Është një element i dobishëm dhe madje i domosdoshëm që ka të bëjë me çështje të aktualitetit, të cilat zënë një vend të caktuar në debatin publik, lidhur me shpenzimet, prokurimet, lidhur me partneritete publike e private, lidhur me qasjen e një institucioni apo një tjetri ndaj një veprimtarie të caktuar dhe që hedhin dyshime apo krijojnë shqetësim”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “është e udhës që institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa ndjek një debat të caktuar mes palësh, të ketë edhe versionin e institucionit”.

“Për shkak të shpejtësisë së madhe që ka sot bota e informacionit nga njëra anë, rëndom nuk kërkohet nga burimet e informacionit, pra media nuk e kërkon opinionin zyrtar lidhur me një çështje. Edhe më keq se kaq, nga ana tjetër vetë institucionet nuk e bëjnë. Por kjo është shumë e rëndësishme për t’u bërë, sepse vendosja përballë e opinioneve të ndryshme që lidhen me interesa të natyrave të ndryshme politike, ekonomike etj. është pjesë e pandashme e debatit politik”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se detyrimi për t’i dhënë opinionit publik versionin zyrtar është një detyrim i vetë institucionit të përfshirë në debat, pavarësisht pastaj se si dhe sa përdoret ky version nga burimet e informacionit.

Duke pasur parasysh edhe shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisjes, apo sistemin e bashkëqeverisjes, Rama u shpreh se ekziston një bazë më shumë se sa e mjaftueshme për të pretenduar që “Transparent Albania” të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme nga çdokush e një Shqipërie që të meritojë plotësisht anëtarësimin në BE.

“Jam i bindur se do të duhet punë ekstra, në radhë të parë në mendjen e të gjithë atyre që do të kenë detyrimin shtetëror institucional që t’i japin jetë përditë kësaj platforme. Jam i bindur se do të ketë mësime për të marrë dhe boshllëqe për të përmbushur, apo të meta për të korrigjuar rrugës, por nuk kam asnjë dyshim që me daljen përfundimtare në jetën publike të platformës, pasi të përmbushet kjo fazë konsultimi, ne do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, llogaridhënies dhe të cilësisë së marrëdhënies së shtetit me publikun dhe të institucioneve me qytetarin”, tha Rama.

Pas

Manja: Realizimi i reformave do t’i sjellë buxhetit të shtetit 172 milionë euro

Para

Vrau shokun duke e hedhur nga ura, gjykata lë në burg Majlind Habibin, autori mohon krimin: E pranova fajin pasi më dhunuan!

Para
Vrau shokun duke e hedhur nga ura, gjykata lë në burg Majlind Habibin, autori mohon krimin: E pranova fajin pasi më dhunuan!

Vrau shokun duke e hedhur nga ura, gjykata lë në burg Majlind Habibin, autori mohon krimin: E pranova fajin pasi më dhunuan!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

Kriset Trump dhe Elon Musk, betejë akuzash/ Topollaj:Marrëdhënia nisi interesante por Musk u tregua delirant, kërkonte protagonizëm

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

U plagos mëngjesin e së dielës dhe po lufton për jetën, hetuesit italianë dyshojnë për pritë ndaj ish-policit shqiptar: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.