17:32 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vuçiç: Nuk i kam parë në letër sanksionet kundër NIS-it, por jam informuar zyrtarisht

13:19 | 14/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç: Nuk i kam parë në letër sanksionet kundër NIS-it, por jam informuar zyrtarisht

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka parë ende dokumentin zyrtar që tregon se Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS), mirëpo ekziston “në lloj konfirmimi zyrtar” që vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar, për shkak të pronësisë ruse.

“Kemi një lloj konfirmimi, mirëpo na duhet t’i shohim dokumentet. Nuk i kemi parë ende. Kur t’i shohim dokumentet, do të flasim me amerikanët, më pas do të bisedojmë me rusët”, ka thënë Vuçiq të shtunën për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

Prej vitit 2008, shumica e kompanisë NIS është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom.

Vuçiq ka thënë se nuk është gati të flasë në këtë moment “për mundësinë e sanksionimit potencial të Moskës”.

Presidenti serb ka thënë një ditë më parë se SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet kundër NIS-it brenda pak ditësh, për shkak të pronësisë ruse ndaj kësaj kompanie që dikur ka qenë shtetërore.

Sipas tij, edhe britanikët do t’iu bashkohen sanksioneve.

Mundësia e sanksionimit të NIS-it nuk është konfirmuar as nga SHBA-ja, as nga Britania e Madhe.

Sipas të dhënave zyrtare, Gazprom Neft dhe Gazprom gëzojnë 56.15 për qind të pronësisë së gjigantit NIS, ndërsa 29.87 për qind është në pronësi të Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë futur Gazprom Neft-in në listë të zezë qysh më 2014, pas aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Beogradi ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me Kremlinin.

Serbia është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë, mirëpo ka marrë masa për të diversifikuar rrugët e furnizimit.

Marrëveshja e fundit për furnizim me gaz, e nënshkruar nga Vuçiq dhe presidenti rus, Vladimir Putin, në maj të vitit 2022, skadon në mars të vitit 2025.

Etiketa: kosovevucic
Pas

Lezha ne atmosferen e festave, lulishja te memoriali i Skenderbeut epiqender per qytetaret

Para

Trafiku i armëve, gjykata lë në burg 5 persona, Euxhenio Manushi del para gjykatës të dielën

Para
Trafiku i armëve, gjykata lë në burg 5 persona, Euxhenio Manushi del para gjykatës të dielën

Trafiku i armëve, gjykata lë në burg 5 persona, Euxhenio Manushi del para gjykatës të dielën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.