05:15 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘650 mln euro para publike në dorë të një grupi kompanish’/ Genta Vangjeli: Biznese në pronësi të zyrtarëve të lartë, ose lidhjeve të tyre

11:58 | 15/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘650 mln euro para publike në dorë të një grupi kompanish’/ Genta Vangjeli: Biznese në pronësi të zyrtarëve të lartë, ose lidhjeve të tyre

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Partia Demokratike falënderon dhe inkurajon emisionin investigativ ‘Vetting’ për pasqyrën transparente të gjendjes reale të zhvillimit të procedurave të prokurimit në vend, si dhe çdo denoncues të shkeljes së ligjit.

Kujtojmë se denoncimet e vazhdueshme të PD për këtë qëllim i vërtetojnë raportet e auditimit të KLSH apo kritikat e organizatave ndërkombëtare të reflektuara edhe në progres-raportin e fundit të Bashkimi Europian.

KLSH ka identifikuar dëmin prej 2 miliard e 550 milion euro shkaktuar nga shkeljet gjatë procesit të prokurimit vetëm për 4 vitet e fundit , shifër kjo që do të dalë nga xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.

Sipas analizës së emisionit investigativ “Vetting” në bashkëpunim me Open Procurement dhe ekspertë të fushës, procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 në shumicën prej tyre janë kryer pa garë, pasi kompanitë ofertuese janë skualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një ofertues duke monopolizuar fondet publike, tek një grusht kompanish dhe duke lënë jashtë procesit të prokurimit shumicën e operatorëve të tregut e aq më shumë kompanitë e huaja.

Nga të dhënat e përpunuara nga “Open Data Albania”, rezulton se vlera totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë.

Në 4 vite 650 milionë euro fonde publike janë paguar në favor të  një grupi kompanish shpallur si fituese pa garë, të cilat fitojnë në mënyrë të përsëritur shumicën e tenderave dhe automatikisht gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publike.

Nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një ofertues pjesëmarrës në garë dhe 24 % e procedurave kanë dështuar.

Sipas ekspertëve arsyeja reale e dështimit është sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan.

Këtë e tregon fakti që kompanitë e përfshira në tenderat me vlerat më të larta, të zhvilluara me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm, janë në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të lartë  dhe me lidhje e përfitime të dyshuara të këtyre të fundit nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, si rasti i kreut të KPP .

Drejtues të institucionesh shtetërore si rasti Myzyri i KPP-së, guxojnë të prodhojnë edhe raste të paprecedentë duke urdhëruar edhe pezullimin e zbatimit të vendimit të gjykatës së Apelit i formës së prerë dhe i detyrueshëm për zbatim.

Nga ana tjetër, vetë strukturat shtetërore që kanë detyrë të hetojnë zbatimin e ligjit në fushën e prokurimit publik si APP-ja, nuk kanë kryer hetim administrativ për tendera të caktuar edhe pas ankesave e kundërshtimeve dhe mbi të gjitha identifikimit të shkeljeve nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sektori i Monitorimit të Koncesioneve dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë APP-së mund të kryejë hetim administrativ, për këto procedura pas fazës së nënshkrimit të kontratës.

Por kjo nuk ka ndodhur, as për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, as për koncesionin rrugor “Milot-Thumanë”, as për koncesionin e rrugës “Kashar-Pezë-Lekaj” as për  koncesionin e rrugës “Lekaj-Konjat-Fier”.

Sipas raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me veprimtarinë e Agjencisë së  Prokurimeve për periudhën 2021-2023 jo vetëm që nuk është  kryer asnjë hetim administrativ për këto koncesione, por edhe vetë APP-ja nuk ka plotësuar stafin për këtë sektor dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dokument, që kjo agjenci të dëshmojë arsyet se pse nuk janë realizuar këto verifikime duke ngritur dyshime se bllokimi i verifikimit të kontratave koncesionare ka qenë i qëllimshëm.

Duke sjellë në kujtesën tuaj se në vitet 2010, Kombet e Bashkuara renditën Agjencinë e Prokurimit Publik në Shqipërinë e qeverisjes Berisha, si fitues të vendit të dytë në botë për Çmimin e Shërbimeve Publike në kategorinë “Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërinë në Shërbimin Publik”, për shkak të rezultateve të arritura nga zbatimi i sistemit të prokurimit elektronik, ju sigurojmë se Partia Demokratike nuk do ndalet së denoncuari sistemin e mbyllur, e kontrolluar, jo transparent dhe pa garë, duke sjellë si pasojë jo vetëm shkeljet ligjore por keqmenaxhimin dhe vjedhjen e fondeve publike gjatë qeverisjes Rama.

Pas

“Kam kohë pa fol shqip”/ Flet për herë të parë flet Parashqevi Simaku pas bujës online: Kam harruar gjithë këto vite

Para

Trump telefonon Netanyahun, bisedojnë për situatën në Gaza e në Siri

Para
Trump telefonon Netanyahun, bisedojnë për situatën në Gaza e në Siri

Trump telefonon Netanyahun, bisedojnë për situatën në Gaza e në Siri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.