Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e bashkive. Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi i drejtuesve politikë socialistë për çdo qark që ata drejtojnë për votën e diasporës. Ky takim vjen një ditë para mbajtjes së konferencës së tretë ndërqeveritare me BE-në, ku Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar. Te marten e 17 dhejtorit në Bruksel, Shqipëria hap kapitullin 30 për “Marrëdhëniet e jashtme” dhe kapitullin 31 për “Politikën e Jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”.
Edhe 5 muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa PS ka ndezur motoret. Pas një jave mbledhje kryesie, kreu i socialistëve Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të PS. Në mbledhje kanë marrë pjesë në lidhje online edhe kryetarët socialistë të Bashkive. Në mbledhjen e kësaj të hëne, në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe vota e diasporës që realizohet për herë të parë në vendin tonë.
Drejtuesit kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse që drejtojnë. Diskutimi vjen edhe në kuadër të afateve që Rama vendosi në mbledhjen e Kryesisë më 9 dhjetor, ku u ka kërkuar drejtuesve që brenda një afati kohor prej 3 javësh të përmbyllin procesin e identifikimit të emigrantëve në regjistrat e partisë.
Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, Rama emëroi Blendi Klosin si drejtues politik në Dibër, pas spostimit të Blendi Goxhes në Qarkun e Tiranës, konkretisht në zonën e Kombinatit. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu për zgjedhjet e ardhshme do të punojë në qarkun e Vlorës, krah Bledi Çuçit, i cili është drejtuesi politik i zonës.