Në shkodër është hapur tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër. Një investim që ka sjellë përmirësime të dukshme të kushteve të tregtimit. Pas 30 vitesh në kushte të papërshtatshme dhe larg standarteve higjeno-sanitare, tregtarët dhe qytetarët shprehen të kënaqur me ambjentet e reja dhe funksionale, një investim i cili ka qenë shumë i nevojshëm.
Tregu i Rusit kap shifrën e 36.6 mln lekëve, një bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër dhe AZHBR. Rikonstruksioni i këtij tregu shërben për përmirësimin e kushteve të tregtimit sipas standarteve për shitësit dhe blerësit e produkteve.