03:03 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Benet Beci “përçan” harmoninë fetare, Kisha Katolike: Mirënjohja ka mbarësinë, mosmirënjohja ndahet me turp!

21:52 | 16/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Benet Beci “përçan” harmoninë fetare, Kisha Katolike: Mirënjohja ka mbarësinë, mosmirënjohja ndahet me turp!

Kisha Katolike në Shkodër ka reaguar në lidhje me atmosferën festive të munguar në qytet për festat e fundvitit, ku bashkia nuk ka vendosur asnjë pankartë ku t’u urohet qytetarëve ‘Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025’.

Në një reagim publik në Facebook, Famullitari i Kishës Katolike të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, i ka bërë thirrje kryebashkiakut Benet Beci, t’i shërbejë komunitetit pjesë e të cilit është edhe ai katolik dhe të vendosë sa më parë në vendet e duhura publike, pankartat me urimin ‘Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025!’

Postimi i plotë:

Bashkisë Shkodër.

Pse me e fshehë, kur dikush âsht në festë e ndjen fort dëshirën me marrë sa mâ shumë urime.

Me urue mendojmë se don me thanë me shprehë afrimitet, mbështetje, pozitivitet, mirëkuptim dhe harmoni.
E mirëpresim, që në një vend të dukshëm të qytetit të lexojshim një urim, fatkeqësisht të munguem deri më tâsh.

Komunitetet fetare në qytet janë shumë të çmueshme. Jena në prag të Krishtlindjes, në prag të asaj feste që katolikët shqiptarë me shumë sakrifica e kanë festue edhe gjatë diktaturës, bile mund t’a kenë pague edhe shtrejtë, prandaj presim që Bashkia Shkodër, e cila nuk duhet me u identifiku me një person, apo edhe me disa, por si një ent i zgjedhun i pushtetit lokal, me i SHËRBYE komunitetit pjesë e të cilit âsht edhe ai katolik, të vendosë sa më parë në vendet e duhuna publike, pankartat me urimin:

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025!

Mirënjohja ka mbarësinë!
Mosmirënjohja ndahet më turp!

 

Pas

Protesta e opozitës, Këlliçi takim me kryesinë e Degës 11: Do të jemi kudo për të sensibilizuar dhe mobilizuar çdo shqiptar

Para

Numri i rasteve të konfirmuara me mpox në Ugandë ka tejkaluar 1,000

Para
Numri i rasteve të konfirmuara me mpox në Ugandë ka tejkaluar 1,000

Numri i rasteve të konfirmuara me mpox në Ugandë ka tejkaluar 1,000

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.