08:10 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Akuza për korrupsion/ Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi

08:57 | 18/12/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akuza për korrupsion/ Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi

Prokuroria maqedonase i kërkoi të martën Gjykatës Themelore në Shkup që të vendosë masën e parburgimit për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykata e miratoi kërkesën.Zoti Grubi dhe shtatë persona të tjerë dyshohen për manipulime në “Lotarinë Shtetërore” gjatë kohës kur ai mbante postin e lartë qeveritar. Zoti Grubi ndodhet jashtë shtetit.

Artan Grubi, sipas prokurorisë, ka urdhëruar në mënyrë të jashtëligjshme dhënien e licencave për disa kompani të lojërave të fatit dhe kazino dhe është përfshirë së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami në prokurimin e manipuluar të paisjeve për Lotarinë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është mbi 8 milonë euro, sipas njoftimeve të organeve të rendit.

Burime policore në Shkup thonë se zoti Grubi pak para bastisjes në banesën e tij të dielën është larguar në drejtim të Kosovës, duke shfrytëzuar një biznesmen dhe konsull nderi të Maqedonisë së Veriut në Kosovë për ta kaluar kufirin e vendit fqinj me një automjet me targa diplomatike.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski pas ardhjes në pushtet akuzoi “Lotarinë shtetërore” për veprimtari të jashtëligjshme, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të viheshin para drejtësisë, ndërsa zyrtarët e koaliciont qeverisës “Vlen” kanë akuzuar prej javësh zotin Grubi për përfshirje në korrupsion.

Një ditë më parë, përmes rrjetit Facebook, Artan Grubi bëri të ditur se ndodhej jashtë shtetit në një udhëtim privat, me dokumente të rregullta dhe se do të kthehej në Maqedoninë e Veriut, sapo të përfundonte detyrimet që kishte. Ai bëri thirrje që të mos spekulohej se ishte arratisur.

Hetimet ndaj tij filluan shumë shpejt pasi ish-zëvendëskryeministri Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u përcaktuan nga Departamenti amerikan i Shtetit për përfshirje në korrupsion./VOA

Etiketa: artan grubikorrupsion
Pas

Emërohen shefat e komisariateve në drejtoritë vendore, publikohet lista fituese

Para

“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve

Para
“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve

“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.