02:26 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve

09:06 | 18/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Liria e lëvizjes, energjia, targat”, cilat tema u diskutuan në takimin e Brukselit mes kryenegociatorëve

Kosova dhe Serbia janë dakorduar të martën në Bruksel për termat e referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur. Sa i përket Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit, Kosova ka theksuar nënshkrimin dhe zbatimin në tërësi të tyre.

“Nga ana tjetër shtoi se Serbia vazhdon të mos e pranojë të njëjtën dhe ta mohojë atë duke mos bërë asnjë hap drejt fillimit të zbatimit të marrëveshjes”, thuhet në komunikatë. Përveç këtyre temave, në takimin mes kryenegociatorëve janë diskutuar edhe tema të tjera. Liria e lëvizjes, energjia e çështja e targave janë disa nga temat për të cilat është folur në dialog.

“Në vijim, u trajtuan tema të tjera ndër të cilat edhe liria e lëvizjes, IBM, regjistrimi i fakteve të gjendjes civile në institucionet e Republikës së Kosovës, shërbimet noteriale, energjia, zbatimi i marrëveshjes për targat, harmonizimi i certifikatave veterinare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton Paparaci.

Emisari Lajçak mirëpriti vendimin e qeverisë për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile për serbët e Kosovës.

“Ndërkohë në takimin trilateral në nivel të kryenegociatorëve, zëvendëskryeministri Bislimi përsëriti qëndrimin konstruktiv të Kosovës në ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e Implementimit. Përgjatë takimit, ai ngriti edhe çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku së fundmi Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Pas

Akuza për korrupsion/ Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi

Para

Përfshihet nga flakët banesa, në momentin e rënies së zjarrit brenda shtëpisë kishte njerëz

Para
Përfshihet nga flakët banesa, në momentin e rënies së zjarrit brenda shtëpisë kishte njerëz

Përfshihet nga flakët banesa, në momentin e rënies së zjarrit brenda shtëpisë kishte njerëz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.