Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit.
Raportohet se brenda shtëpisë kishte njerëz, por kanë arritur të dalin në kohë.
Paraprakisht dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendgjarje dhe po shuan flakët.