Kreu i PD, Sali Berisha ka renditet disa elemente që sipas tij e bëjnë që vendi me këtë qeveri të jetë në diktaturë.
Në forumin “Të drejtat e shkelura”, ish kryeministri solli rastin e Ervin Salianjit dhe të Ilir Metës, që sipas tij janë në burg për shkak se kanë folur kundër qeverisë.
Në asnjë vend ku ka ligj dhe kushtetutë nuk mund të arrestohet një person nën hetim.
“Shumica e atyre që flasin kundër padrinos lënë mandatin dhe shkojnë në burg si Ervin Salianji, apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president, kryeministër, dhe kryetar Parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha nuk mund të ndodhë zvarritja në rrugë ku ka ligj dhe kushtetute dhe nuk mund të arrestohet asnjë person në hetim. Është diktaturë sepse përdor të gjitha mekanizmat e shëmtuar, të mbjelljes së frikës. Diktatura është besim frike”, tha Berisha.
Po ashtu, Sali Berisha tha se sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese- tha Berisha- të cilat në doktrinë duhet të kenë përmbarues kryetarin e shtetit, në disa vende e kanë, janë më eproret, më supremet, hidhen në kosh kur nuk i intereson qeverisë.
“Sot Shqipëria është vendi ku të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu dhe këtë nuk e diskuton kush. Tipike e një diktature.
Sot gjykatat dhe prokuroria speciale janë po aq politike sa në kohën më të zezë të Enver Hoxhës.
Por ato, e vërteta është se zbatonin një ligj, i cili thoshte se po fole kundër partisë, ke kaq vite, po predikove besimin fetar, ke kaq vite.
Ai ishte krenar se me Kushtetutë ndalonte të drejtat e njeriut, kurse këtu Kushtetuta i rreshton të drejtat, por regjimi i shkelmon ato.
Sepse të drejtat kushtetuese, jo të qytetarëve, por të deputetëve shkelen në mënyrën më të egër.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat në doktrinë duhet të kenë përmbarues kryetarin e shtetit, në disa vende e kanë, janë më eproret, më supremet, hidhen në kosh kur nuk i intereson qeverisë.
Kjo sepse pushteti i njishit është i panegociueshëm.
Është diktaturë sepse është e faktuar me të gjithë dokumentet, me qindra mijëra dokumente se këtu zgjedhjet janë farsë elektorale, nuk janë zgjedhje.
Pra, nuk ka rotacion. Regjimi nuk lejon rotacionin.
Është diktaturë sepse siç është faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, pushteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët, nuk ka më asgjë. Dhe në krye të kësaj sipërmarrje ndodhet njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet”.