Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili i akuzoi NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt dhe tha se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk po kërkojnë konflikt me Rusisë”.
“NATO-ja është aleancë mbrojtëse, por çfarëdo veprimi ushtarak kundër një aleati të NATO-s do të nxisë përgjigje të ashpër”, tha zëdhënësi.