Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “24 maj”, ku mbetën dy të plagosur.I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që e kanë është goditur nga të shtënat.
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela ka folur për mediat duke treguar detaje nga ngjarja.
“Pas orës 21:30, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku në lagjen ’24 maj’ persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.H., i cili është plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës dhe po merr ndihmën e mjekëve.
Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe një shtetas tjetër që ishte në vendngjarje, por me dëmtime më të lehta. Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë”, tha ai.
Drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tha se objektivi, Kevin Hajrulla ka qenë në makinë kur është qëlluar, ndërsa Armand Spahiu 35 vjeç ishte gjendur rastësisht aty.
“Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen.” “Aktualisht forcat e zjarrëfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe në vijim do t’ju njoftojmë edhe për detajet e tjera.”
“Nga informacionet e para që kemi marrë është qëlluar brenda makinës.”, tha ai!