Në Kuvendin e Shqipërisë zhvillohet sot seanca plenare, ku në rendin e ditës është edhe një interpelancë me ministren e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Në rendin e ditës është edhe projektligji i propozuar nga socialistët për faljen e gjobave në disa kategori (anulim-shfuqizimin). Gjithashtu në rendin e ditës janë edhe miratimi i projektligjit për Forcën Rezerviste, audituesit ligjorë, trajtimi i të dënuarve dhe të paraburgosurve, pagat e KPA-së së Vetingut, reforma e paktit për fëmijët, etj.
Rendi i ditës
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.12.2024, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.12.2024.
2. Njoftime.
3. Interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
4. Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””””.
6. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.
7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.
8. Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
9. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar.
11. Projektligji “Për anulimin e masave administrative”.
12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar..
13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
14. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
15. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët””.
16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.