Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në ceremoninë e betimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
38 kadetë dhe 78 studentë, 10 prej të cilëve nga Kosova, u betuan për besnikërinë ndaj Atdheut dhe uniformës ushtarake.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë të isha pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 38 kadetë dhe 78 studentë, 10 prej të cilëve nga Kosova, u betuan për besnikërinë ndaj Atdheut dhe uniformës ushtarake”, u shpreh Vengu, në një postim në rrjetet sociale.
“Ata e nisin këtë mision me këtë uniformë, që qëndron denjësisht sot, përkrah aleatëve në NATO”, theksoi Vengu.
“Kam besim të plotë që këta të rinj do t’i përballojnë me sukses sfidat e para dhe do të mbajnë lart vlerat e uniformës ushtarake. Urime dhe suksese për të gjithë oficerët e rinj”, u shpreh Vengu.