12:12 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha sulmon Dumanin dhe kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s’mund t’i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë

13:24 | 20/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha sulmon Dumanin dhe kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s’mund t’i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë

Kryetari i Partisë Demokratike nuk i kurseu përsëri akuzat ditën e sotme (20 Dhjetor) ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani, në daljen e radhës për mediat.

Ish-kryeministri prej një viti nën akuzë dhe i pandehur për skandalin në aferën e dosjes “Partizani”, për të cilën qëndroi po kaq kohë nën arrest shtëpiak, deklaroi se “SKAPI i partisë është organizatë kriminale dhe Dumani mercenar i saj”.

Ai trajtoi me akuza edhe çështjen e rrogës së Dumanit, duke thënë se “merr 100 mln lekë në vit” dhe atë të hetimeve të dosjeve me “shpenzime disa herë të larta” se kur ai qeveriste.

“Rroga e Altin Dumanit 100 milionë. Kjo është shuma që ai merr në vit. S’është pak të paguash një njeri 100 mln. Një njeri që fle mbi dosje krimi, një kriminel që amniston krimin elektoral, që është krim kushtetues. 1035 qytetarë të hetuar, tha Dumani. Por ta krahasosh me vitin 2008 janë mbi 1400 të hetuar në vit, me një të shtatën e shpenzimeve të sotme, me fakte, piramida më e shëmtuar e korrupsionit ndonjëherë. Do përmbushim mision dhe qytetarët do kenë të drejtën të gëzojnë procesin e duhur”, tha ai.

Ai kërkoi proces vlerësimi dhe tha se do publikonte prova për amnistinë e krimeve elektorale nga prokurorët e SPAK, që tha se i kishte me emra dhe se Vettingu u përdor për diktaturë.

“Dokumenti i gjyqtarëve europianë tregon se u përdor vettingu për të kaluar nga demokracia në diktaturë, për të rekrutuar një grup mercenarësh për të amnistuar krimin elektoral. I denoncuar më parë me dosjet e mëparshme nga media botërore. Sidomos dosja “Metamorfoza”, ku krimi më i shëmtuar është ai elektoral. Ai është mercenar dhe fanatik i partisë së krimit”.

Gjithashtu ai u shpreh edhe kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Dumanit, duke kundërshtuar propozimin dhe deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan për Ballkanin perëndimor, Alexandër Kasanof.

“Një që zbaton ligjin mund të garojë për 5 mandate, por kriminelët, anëtarët e organizatës kriminale të Skapit duhet të jenë në burg. Nuk i njoh të gjithë, por ata që kam emrat e tyre, me në krye Dumanin, ata meritojnë vetëm burgun. Por Dumani kërkon tjetër gjë, zgjatjen, t’i bëhet për 18 vite, por kjo s’mund të ndodhë kurrë. Por ai që zbaton ligjin s’ka asnjë arsye të dalë nga sistemi. Do bëhet proces për ata që flen mbi dosjet e krimit dhe ka bashkëpunuar e fle mbi dosjen e krimit. Do bëjmë publike dosje për amnistinë elektorale të SPAK e Dumanit”.

Gjithashtu Berisha foli edhe për arsyet se pse nuk shkoi në Kosovë, në takimin e dy Kuvendeve.

“Nuk mund të shkoja në Kosovë me Pashiçin shqiptar, kurrsesi! Pa kërkuar ndjesë kosovarëve për sanksionet që Rama i vuri dhe pa votuar rezolutën e dënimit të gjenocidit serb”, tha Berisha.

Dhe më tej shpjegoi pretendimet:

“Qëllimi i Ramës për takimet e dy Kuvendeve në Kosovë janë antikombëtare, bllokuese për zgjidhje. I bashkërenduar me Vuçiç, të gjitha propozimet e Ramës. Kanë sjelle edhe bllokime dhe acarime serioze mes dy vendeve. Shqipëria qëndron në anën e Kosovës. Por çdo hap tjetër i Shqipërisë e dëmton dialogun, nuk ka asnjë tagër qeveria e Tiranës të japë formula dhe skema. Apo që i thoshte Kosovës nënshtrohu, ose do shkosh në epokën e bronzit. Një njeri që i vuri i pari Kosovës sanksione dhe u përzje në plane për copëtimin e Kosovës me Beogradin. Apo që përkrahu Ballkanin e Hapur, një projekt ruso-serb. Qeveria e ka meritën për t’ia kthyer reston Pashiçit të Tiranës, njëlloj si atij të Beogradit. Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa rezolutën e dënimit të gjenocidit serbe në Kosovë apo pa një kërkesë ndjese qytetarëve të Kosovës, për sanksionet që i vuri Shqipëria. Ndjesë për bashkërendimin me Vuçiçin, që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO, apo për përpjekjet për përmbysjen e qeverisë, deri te ndalimi i himnit të këngës për Adem Jasharin. Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiçin shqiptar, nuk mund të shkoja dot!”.

Etiketa: altin dumaniberishashba
Pas

Bardhi: Rama thikë pas shpine Kosovës, vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Para

Bardhi: Rama thikë pas shpine Kosovës, vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Para
Bardhi: Rama thikë pas shpine Kosovës, vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Bardhi: Rama thikë pas shpine Kosovës, vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

Izraeli bombardon qendrën e shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në veri të Gazës, vriten 4 palestinezë

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.