Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në në shkollën fillore `Preçko` në Zagreb, Kroaci.
Një nxënës ka qëlluar me thikë mësuesen dhe 6 nxënës të tjerë. Ndërkohë një prej nxënësve ka ndërruar jetë ndërsa mësuesja raportohet se është në spital në rrezik për jetën.
Sipas agjencisë së lajmeve HRT, nxënësi dyshohet se ka plagosur edhe veten.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan të miturin të kryente këtë akt makabër.