Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se gjatë periudhës 11-mujore të këtij viti ka vijuar ecuria pozitive në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Sipas Malajt, të ardhurat totale, për periudhën 11-mujore, arritën në rreth 647 miliardë lekë ose 100 % e planit të periudhës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60.5 miliardë lekë më shumë ose 10.3 % më shumë se 11-mujori i vitit 2023.