Dy të mitur janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një person të tretë i vodhën me dhunë portofolin 66 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një shtetasi 66-vjeçar i ishte vjedhur portofoli me një shumë të konsiderueshme parash, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Si rezultat, u ndaluan shtetasit e mitur A. M., 16 vjeç, dhe S. Z., 16 vjeç, banues të dy në Vlorë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas, më datë 20.12.2024, rreth orës 23:00, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 66-vjeçari, në qytetin e Vlorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.