Aktrimi i Blake Lively me Justin Baldoni në filmin “It Ends With Us” solli 350 milionë dollarë fitime, por duket se bashkëpunimi i tyre ka pasur shumë probleme. Aktorja 37-vjeçare së fundmi ka ngritur një padi kundër kolegut të saj për ngacmim seksual gjatë xhirimeve. Sipas ankesës së Lively, gjërat u përkeqësuan aq shumë gjatë prodhimit të filmit, i cili u shfaq në gusht të këtij viti, sa u mbajt një takim për të adresuar akuzat e saj për një mjedis pune armiqësor, ku mori pjesë edhe bashkëshorti i aktores, Ryan Reynolds.
Si pjesë e takimit të tensionuar, Lively dhe Reynolds kërkuan që “nuk do të kishte më shfaqje të videove nudo ose imazhe të grave për Lively, të mos përmendej më “varësia e mëparshme ndaj pornografisë” e Baldonit dhe të mos kishte më diskutime rreth eksperiencave seksuale të tij përpara Lively. Ata gjithashtu kërkuan më tej, që Baldoni “nuk duhet të bëjë komente për peshën e Lively” dhe “të mos përmend babain e saj të vdekur”. Ankesa thotë gjithashtu se Lively kërkoi gjatë xhirimeve që asaj nuk do t’i kërkohej më të shtonte skena seksi, përtej asaj që ajo kishte miratuar kur nënshkroi në projektin e trazuar. Ajo pretendon se kërkesat u përqafuan dhe u miratuan nga studioja, por Baldoni dhe kompania e prodhimit, Wayfarer Studios, më vonë u angazhuan në një fushatë “manipulimi social” për të “shkatërruar” reputacionin e saj.