Për herë të dytë, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i është drejtuar GJKKO me kërkesën për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt.
Ai dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge. Megjithatë, pas hetimeve të kryera, SPAK ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar implikimin e Selim Çekajt në trafikun e drogës.
Në lidhje me këtë çështje, SPAK ka theksuar se, pavarësisht hetimeve dhe provave të mbledhura, nuk ka mundur të provohet akuzat për trafik droge ndaj Çekajt.
Selim Çekaj është i njohur gjithashtu për lidhjet me djalin e tij, Arbër Çekajn, i cili është i dënuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane.