U zhvillua paraditen e kësaj fillim jave seanca “Gjici” e cila shqyrtoi kërkesën e zëvendësimit të masës nga dënim me burg në zëvendësimin ” kryerje e dënimit të mbetur në shtëpi”. Gjyqtarja Suela Lika vendosi zhvillimin e seancës me kërkesën e kërkuesit Safet Gjici pa praninë e tij. Ndërkohë Markeljan Jançe, avokati i kërkuesit shprehu dakord sinë me aktet e ekspertimit.
Nga ana e tij Prokurori Ledion Tema gjatë fjalës së tij theksoi se për pyetjen numër 10 që atyre ju kushte drejtuar gjykata, ekspertët nuk i kanë dhënë përgjigje të qartë. Por avokati e ka kundërshtuar pretendimin e prokurorit dhe se përgjigjet e hartuara nga ekspertët sipas tij janë shteruese.
Gjykatësja Suela Lika u shpreh se gjykata vlerëson se në kuadër të gjykimit të plotë, ekspertët duhet të japin përgjigje të plotë për pyetjen 10 ku duhet saktësuar terapia të cilës kërkuesi Safet Gjici po i nënshtrohet.
Edhe shërbimi i provës sipas saj duhet të hartojë planin individual të trajtimit mjekësor i cili pasi të njohë aktet kërkoi dy javë kohë për tu përgatitur.
Gjykata vendosi ti drejtohet me shkresë sërish ekspertëve mjeko ligjorë për të dhënë përgjigje sa më të qartë pyetjes numër 10 të drejtuar prej saj. Seanca e ardhshme u vendos të zhvillohet në 30 Janar 2025 në orën 10.00.
Për seancën e radhës shërbimi i provës pritet të paraqesë relacion nëse është i përshtatshëm personi për tu përshtatur nga burgu në qendrim në shtëpi.
Ndërkohë ekspertët e IML do të shpjegojnë se cila është terapia që Gjici duhet të ndjekë dhe a ia mundëson spitali i burgut këtë trajtim.