16:02 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thirrje KQZ: Respektoni ligjin, jo interesat politike

11:15 | 24/12/2024
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thirrje KQZ: Respektoni ligjin, jo interesat politike

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.

Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dolën kundër certifikimit të kësaj partie, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

Më vonë, Vuçiq ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje./rel

Pas

Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit! Fluks mjetesh në pikat doganore

Para

E RËNDË/ Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 68-vjeçari në Has

Para
E RËNDË/ Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 68-vjeçari në Has

E RËNDË/ Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 68-vjeçari në Has

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani: Sot u përdor një raketë e re kundër Izraelit, po përballemi me një luftë të imponuar

BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme

Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të “Air India” që e pa e gjithë bota

“Konflikti ushtarak nuk është zgjidhje”, Xi Jinping: Irani e Izraeli të qetësojnë situatën, Kina e gatshme të punojë për paqen

Pas goditjeve ushtarake, Irani pëson sulm kibernetik në bankën shtetërore, grupi izraelit merr përgjegjësinë

Al Jazeera: Teherani i gatshëm për negociata, ndërhyrja e SHBA-së do rrezikonte të fuste të gjithë rajonin në luftë

Media: 450 të vrarë në Iran nga bastisjet izraelite, të paktën gjysma civilë

Përfshihet nga flakët Kodra e Krastës në Elbasan

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Mbreti jordanez: Nëse bota dështon të veprojë, do të jetë bashkëpunëtore në krimet e Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.