Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, teksa u shpreh se kryeqyteti u çlirua për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.
Sali Berisha: Falenderoj çdo qytetar që ditën e djeshme me mosbindjen e tyre çliruan kryeqytetin për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.
Përshëndes të arrestuarit që ndodhen në qeli për revoltën e tyre. I garantoj se PD qëndron fuqishëm dhe me mirënjohje të pakufishme ndaj tyre. Mosbindja e djeshme ka tmerruar deri në palcë Edi Ramën, ndaj u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe më qesharake.
Narkoshteti përdori mashtrues ordiner, që shohin gra imagjinare shtatzënë që lindin në autobusë, i përsëritur sa herë që opozita mban protesta.
Përdori narkopolicinë me uniform për të goditur deputetin Agron Gjerkmarkaj, duke e bërë atë për spital, për të përhequr zvarrë protestues paqësor.