Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. “Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, shkruan Begaj.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka bërë thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta të njerëzimit, si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.
“Në këtë ditë të shenjtë të Kruishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.
Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.
Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e presidentit.