Ministri për Evropën dh Punët e Jashtme Igli Hasani përcolli sot një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë anembanë botës në ditëne Krishtlindjes.
“Gëzuar Krishtlindjen! Qoftë mirësia dhe dhembshuria udhëheqëse në jetët tona sot e çdo ditë”, uroi Hasani.
Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa katolikët mbajnë meshën mesnatën e sotme ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen në kishë ditën e nesërme, për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.