BANDA ACEH, Indonezi – Familjarë e të afërm të viktimave të tsunamit u mblodhën për t’u lutur dhe vizituar varrezat masive në qytetin Banda Aceh të Indonezisë së enjten për të përkujtuar 20 vjetorin e cunamit në Oqeanin Paqësor, një prej katastrofave më të mëdha natyrore në historinë moderne. Shumë prej të pranishmëve qanin ndërsa vendosnin lule në varrin masiv në fshatin Ulee Lheue, ku ndodhen mbi 14,000 viktima të paidentifikuara të cunamit. Kjo është një prej varrezave masive në Banda Aceh, kryeqytetin e njërës prej krahinave veriore të Indonezisë, që ishte edhe njëri prej vendbanimeve më të goditura nga tërmeti prej 9.1 shkallësh dhe cunamit masiv që e shkaktoi ai.