13:11 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”- OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gaza

09:49 | 30/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”- OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gaza

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

“Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen“, tha Tedros.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Pas

Apartamente, garazhe dhe biznese, Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të një personi dhe familjarëve të tij: Rrjedhin nga veprimtaria kriminale

Para

“Jo vetëm në Dubai, shumë nga objektivat tanë janë në Shqipëri”- Drejtori i Policisë Antwerp: “Sky ECC” zbuloi përbindëshin e krimit të organizuar

Para
“Jo vetëm në Dubai, shumë nga objektivat tanë janë në Shqipëri”- Drejtori i Policisë Antwerp: “Sky ECC” zbuloi përbindëshin e krimit të organizuar

“Jo vetëm në Dubai, shumë nga objektivat tanë janë në Shqipëri”- Drejtori i Policisë Antwerp: “Sky ECC” zbuloi përbindëshin e krimit të organizuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky kërkon shtimin e presionit ndaj Rusisë

Në plazhin e Kallmit lirohen 3 hapësira, sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë

Irani nis valë të re raketash drejt Izraelit, SHBA forcon praninë ushtarake

Alarm në Aeroportin e Athinës: Tym në kabinë, avion Airbus me 150 pasagjerë kryen ulje emergjente

Trafik droge, dhunë dhe aksidente në Tiranë,disa persona arrestohen në orët e fundit

Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Izraeli paralajmëron reagim të fortë: Ministri i Mbrojtjes thotë se Ajatollah Khamenei nuk mund të qëndrojë më në pushtet pas sulmeve iraniane

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.