09:18 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sherri i dhunshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona e 2 shpallen në kërkim

18:25 | 02/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri i dhunshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona e 2 shpallen në kërkim

Kanë përfunduar pak më parë veprimet e Prokurorisë së Sarandës në bashkëpunim me AMP dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate ku pati të shtëna me armë zjarri dhe u plagosën me sende të forta dy persona.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë ekzekutuar urdhërat për arrestimin e 8 shtetasve, përfshirë punonjës policie ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. Të 10 personat jane të afërm e miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyrë në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë. Detaje priten në vijim nga një deklaratë për shtyp e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në përplasje me armë e sende të forta. Nga dëshmitë e marra dhe kqyrja paraprake e pamjeve filmike, janë identifikuar disa prej personave të përfshirë. Rezulton se 4 prej tyre janë efektivë policie dhe njëri ish efektiv.Ata janë Alvaro Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Himarë, Kidi Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Ergis Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë në Tiranë. I përfshirë rezulton edhe Igli Duka, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, i arrestuar më pas në Skoci pasi u kap në një ndërtesë ku kultivohej marijuanë. Vec pesë personave të mësipërm, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani e Duka si dhe një shtetas me mbiemër Cocka.

Pas

Tedi Blushi: Pavarësisht përpjekjeve për të vjedhur zgjedhjet, fitorja e opozitës në 11 Maj do të jetë spektakolare

Para

Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet drejt makinës së një 46-vjeçari

Para
Përgjimet e “Sky Ecc” do të quhen provë. Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet e biznesmenit Pellumb Gjoka

Të shtëna me armë zjarri në Berat, qëllohet drejt makinës së një 46-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qarkut, procedohet një subjekt në Darëzezë

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës në mbrojtje të Ukrainës

Romë, Meloni dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10 miliardë euro për Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.