10:47 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë

09:14 | 06/01/2025
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë

Besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo siç njihet dhe Dita e Ujit të Bekuar.

Kjo është një ndër të kremtet më të rëndësishme të kalendarit kishtar, Pagëzimin e Zotit Krisht dhe Ujin e Bekuar. Këtë ditë, sipas besimit të krishterë, kremtohet shfaqja e Perendisë së Trini dhe, me pagëzimin e Krishtit, shenjtërohet mbarë krijesa dhe të gjitha ujërat.

Këtë ditë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë kryhet Liturgjia Hyjnore dhe më pas Shërbesa e Shenjtërimit të Madh të Ujit (ora 9:30-10:30) i cili merret nga besimtarët e shumtë për të ruajtur për të gjithë vitin dhe për të spërkatur me të shtëpitë e tyre.

Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e shenjërimit të Ujit kryhet në të gjitha Mitropolitë e vendit dhe në vendet ku ka detëra e liqene, si në Durrës, Berat, Vlorë, Pogradec, Korçë, Sarandë etj. kryhet procesion madhështor ku hidhet kryqi i shenjtë në ujërat dhe djemtë hidhen për ta kapur. Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar në Durrës, Korçë e Pogradec
Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës.

Kur këndohet përlëshorja e festës, kremtuesi zhyt kryqin në ujë tri herë dhe pastaj vazhdon, duke spërkatur me ujin në katër drejtimet e horizontit. Pastaj, ai bekon popullin dhe shtëpitë e tyre me ujin e shenjtëruar, i cili qëndron për shpëtimin e gjithë njerëzve dhe gjithë krijimit, të cilin Krishti e ka prekur nëpërmjet “epifanisë” së tij në mish, për jetën e Botës.

Pas

Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë

Para

LAJM I FUNDIT/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Para
LAJM I FUNDIT/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

LAJM I FUNDIT/ Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve, zbardhet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, vdes një grua dhe një vajzë e mitur

Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës

I dënuar për trafik të qenieve njerëzore! 34-vjeçarit i sekuestrohet 1 apartament, 2 makina dhe 228 mijë euro

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në 11 qarqe, vijon vetëm në Elbasan

Luftë për mbijetesë/ 761 OJQ peticion global: Thyeni rrethimin, dërgoni ndihma në Gaza!

“Iu bashkuat trenit të fitores!”/ Rama falënderon diasporën: Mesazhi juaj na bën më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

VIDEOLAJM/ Gjurmë plumbash mbi xham: Pamjet e para nga atentati që tronditi Durrësin

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi

Kërkuan pamje filmike në KQZ, Rama mesazh deputetëve: Jemi një skuadër, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.