Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat pas miratimit të vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, është shprehur se kjo është hera e parë që ndodh në 35 vite.
“Fakt që na mbush me krenari”, u shpreh kreu i qeverisë, i cili shtoi se “po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë”.
Rama theksoi se vendimi për uljen e çmimit të energjisë është në kundërtendecë me atë çfarë po ndodh në rajon apo kontinent, ku theksoi se çmimet për energjinë elektrike po rriten.
“Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisësë sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.
Nga ana tjetër, po të marrim parasysh se ulja e çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur.
Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet”, tha Rama.