Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë pranë një pallati, në “Bregun e Drinit” në Lezhë.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe tymi ka mbuluar pallatin, duke krijuar frikë dhe panik te banorët.
Këta të fundit kanë dalë nga shtëpitë e tyre të alarmuar dhe nën panik, për të mos pësuar lëndime.
Nga zjarri brenda pallatit dhe shpërthimi i kabinës, ka ngelur pa energji një pjesë e qytetit të Lezhës.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Mbeten ende të panjohura shkaqet e zjarrit dhe shpërthimit të kabinës, ndërsa deri tani mësohet se nuk ka persona të lënduar.