Pensionistët në Shqipëri, një ndër grupet më të ndjeshme të shoqërisë, shpesh përballen me sfida të mëdha për të përmbushur nevojat bazë të jetesës. Për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, pensionistët shprehen se qeveria duhet të shohë më shumë këtë shtresë pasi ndihen të zhgënjyer.
Sipas pensionistëve në Tiranë, pensionet vazhdojnë të mbeten të ulëta krahasuar me kostot e larta të jetesës, duke bërë që shumë të moshuar të ndihen të zhgënjyer.
Shqetësimet kryesore që shprehin pensionistët përfshijnë pensionet e pamjaftueshme për të mbuluar detyrimet, ushqimin, ilaçet dhe faturat mujore, rritja e çmimeve dhe inflacioni, që vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetin e kufizuar të tyre.