Zyrtarisht policia ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen e djeshme në Astir ku një telefonatë e bërë nga një vajzë se ishte dhunuar nga disa persona, ngriti në këmbë policinë.
E reja më pas u ngujua në një apartament në zonën e Astirit, ndërsa forcat RENEA arritën të futen në banesën e saj duke zbritur me litar nga tarraca.
Policia pritet të dalë në njoftim zyrtar gjatë kësaj të premte.