Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë. Togat e zeza miratuan pretencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Luzi dhe Koroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.
Gjatë leximit të vendimit, Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.
Mësohet se gjatë seancës, që u zhvillua pa praninë e medias, “Daku” është acaruar dhe dhe pasi ka kërcënuar të penduarin e drejtësisë, goditi me grusht xhamin e kafazit.