06:49 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama e Manastirliu në Shkodër: Investime të reja në terrenet sportive dhe shkollat e qytetit

17:09 | 10/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama e Manastirliu në Shkodër: Investime të reja në terrenet sportive dhe shkollat e qytetit

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, ku prezantuan investimet më të fundit në terrenet sportive dhe infrastrukturën arsimore. Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Vitet e fundit, në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi, një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin.

Ministrja Manastirliu deklaroi se aktualisht në Shkodër po realizohen investime në pesë shkolla për përmirësimin e infrastrukturës, terreneve sportive dhe palestrave.

“Në Shkodër po investojmë në tre shkolla në terrene sportive dhe në palestra, te shkolla “Adem Haxhija” këtu në Postribë, shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Prenk Jakova”, dhe ndërkohë jemi duke investuar edhe në dy shkolla për rehabilitimin e plotë të shkollave dhe palestrave të tyre, që janë “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”, tha Ministrja Ogerta Manastirliu.

Në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë janë ndërtuar 2 fusha basketbolli dhe volejbolli si dhe një fushë futbolli, sipas të gjitha standardeve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

 

 

Ministrja Manastirliu gjithashtu nënvizoi synimin për të hapur kantiere të reja në shkolla gjatë vitit 2025, për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

“Për herë të parë, pas kaq vitesh, Bashkia Shkodër po aplikon për projekte të reja. Janë 6 milionë euro të vëna në dispozicion të ciklit buxhetor për investimet në shkolla, ndërkohë që janë 3 miliardë lekë të vëna në dispozicion për të gjithë investimet në sistemin arsimor në të gjithë vendin. Po synojmë që të hapim dhe kantiere të tjera në shkolla për vitin 2025 në Shkodër dhe në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe terreneve sportive, Bashkia Shkodër u bë përfituese e 5 projekteve. Ambientet e reja sportive në shkollat “Adem Haxhija”, “Prenk Jakova”, “Dëshmorët e Prishtinës” si dhe rehabilitimi i shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda” janë pjesë e këtij investimi të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës.

Ky program investimesh është pjesë e një plani më të gjerë kombëtar për të rritur cilësinë e infrastrukturës arsimore dhe për të inkurajuar përfshirjen e nxënësve në aktivitete sportive.

Pas

Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck

Para

Zv/sekretari amerikan Verma vizitë në plaftormën CARE Albania, vlerëson rolin e Shqipërisë në mikpritjen e refugjatëve afganë

Para
Zv/sekretari amerikan Verma vizitë në plaftormën CARE Albania, vlerëson rolin e Shqipërisë në mikpritjen e refugjatëve afganë

Zv/sekretari amerikan Verma vizitë në plaftormën CARE Albania, vlerëson rolin e Shqipërisë në mikpritjen e refugjatëve afganë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.