Partia e Lirise Zhvillimet demografike gjate vitit 2024
Sipas censusit të vitit 2023, numri i popullsisë, i krahasuar me censusin e vitit 2011, ka rënë nga 2.8 milion banorë në 2.4 milion banorë, ose një rënie e popullsisë në -15.1%.
Një tkurrje më e lartë në uljen e popullsisë vërehet në qarqet në të cilat zhvillimi ekonomik është më i ulët.
Në qarqet veriore të vendit ulja e popullsisë mbetet më e larta në -26.0%, ndersa në qarqet jugore të vendit ulja e popullsisë është -19.4% dhe në qarqet e Shqipërisë së Mesme në -7.3%.
Ulja e popullsisë është më e lartë në qarqet ku niveli i shpenzimeve mujore familiare mbetet më i ulët, ku përsëri qarqet veriore kanë një ulje të popullsisë në mbi 3.5 herë më të lartë se mesatarja e qarqeve qendrore.
Qarqet jugore kanë një ulje të popullsisë në 2.5 herë më të lartë se mesatarja e qarqeve qendrore.
Ulja e popullsisë dhe në mënyrë të vecantë e diferencuar, tregon se shpopullimi i vendit është i lidhur me nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, si dhe me nivelin e varfërisë së familjeve.
Qeveria ka dështuar në misionin e saj për një zhvillim rajonal të balancuar dhe të qëndrueshëm, sepse po thellohet diferenca e zhvillimit ekonomik, diferencat në hartën e nivelit të varfërisë, si dhe numrit të popullsisë.
Ulja e lindjeve
Mungesa e politikave sociale në mbështetjen e nënave dhe ndihmës së familjeve ka ulur ndjeshëm numrin e lindjeve
Numri i lindjeve, nga censusi i fundit i vitit 2011, ka rënë nga 34285 lindje në vit, në 23617 lindje në vitin 2023, ose një ulje në -31% të lindjeve
Trendi i uljes së lindjeve vazhdon dhe në vitin 2024, duke regjistruar në 10 325 lindje deri në tremujorin e dyte të vitit 2024, krahasuar me 10 876 lindje deri në tremujorin e dytë të vitit 2023, ose një ulje në rreth – 2.1%
Me shqetësuese mbetet shtesa neto negative e popullsisë, ku nga një shtesë neto positive ne 87 persona deri ne tremujorin e dyte te vitit 2023, shtesa natyrore deri ne tremujorin e dyte te vitit 2024 eshte negative në -226 persona
Ulja e popullsisë sipas censusit të vitit 2023 në mbi 15% krahasuar me censusin e vitit 2011, është pasojë e moskujdesit të qeverisë për të mbështetur nënat dhe familjet, të mungesës së vendeve të punës dhe thellimit të varfërisë.
Emigracioni
Mungesa e një prespektive punësimi dhe thellimi i varfërisë, ka rritur largimin e të rinjve duke e renditur Shqipërinë në vendin e 2-të në botë për nivelet më të larta të migrimit.
Ne vitin 2024, norma e papunësisë per te rinjte nga 15-29 vjec ka nivelet me te larta ne Shqiperi mbas Bosnje – Hercogovines, dhe Maqedonise se Veriut.
Bosnja Hercogovina ne 29.9%, Maqedonia e Veriut ne 29.3%, Shqiperia ka nje nivel ne 24.3%, Mali i Zi ne 23.3 %, Serbia ne 24.1% dhe Kosova ne 17.3%.
Ndonëse me një popullsi të vogël, Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e Bashkimit Europian kërkuan azil 64 215 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.
Në raport me popullsinë, Shqipëria ka normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.
Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë dhe ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje.
Eritrea, një vend diktatorial në Afrikë, ka një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë,
Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 azilantë për 10 000 banorë.
Një sondazh i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2023 tregoi se 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi
Migrimi në Shqipëri është më agresiv se në vendet e tjera, pasi një përqindje më e madhe e shqiptarëve nuk duan të emigrojnë përkohësisht, por përgjithmonë.
Prioriteti i parë dhe më madhori i Partisë së Lirisë mbetet ndalimi i shpopullimit të vendit, duke mbështetur me politika të drejtpërdrejta famijen, rritjen e lindshmërisë si dhe rritjen e vendeve të punës.