Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga zjarret në Los Angelos në SHBA. Flakët vazhdojnë dhe autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mbi 153 mijë personave.
Autoriteti i Shëndetit Publik në Shtetet e Bashkuara iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë, për shkak të nivele të larta të tymit dhe hirit në ajër. Raportohet se 13 njerëz janë zhdukur.Shumë vila luksoze në pronësi të yjeve të Hollivudit janë shkrumbuar nga flakët. Paris Hilton tha se e pa në TV banesën e saj teksa digjej.
Aktori Mel Gibson deklaroi se humbja e shtëpisë së tij familjare ishte dramatike, teksa akuzoi guvernatorin e Kalifornisë për neglizhencë.