Reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë filluar gjatë natës, kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe në disa fshatra të Malësisë së Krujës të arrijë mbi 30 cm.
Si pasojë e reshjeve të dendura, disa rrugë janë bllokuar, përfshirë rrugën që çon në Kampin Kombëtar.
Për momentin, nuk raportohet për problematika të tjera, ndërkohë që reshjet vijojnë.