Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos vazhdon të jetë kritike, por qëndrueshme. Përpara pak ditësh, Janullatos kreu një operacion në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Athinë, Greqi ka vizituar nga afër Janullatos në spitalin e Athinës.
“Po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë”, tha ndër të tjera Balluku.
Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, i shtruar prej datës 30 dhjetor në një spital në Tiranë, shfaqi përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe u dërgua në datën 3 janar në Athinë, Greqi, për një trajtim më të specializuar në spitalin “Evangelismos”.