Kryeministri Edi Rama udhëtoi dje drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week (ADSW).
“Falë dijeve dhe eksperiencës së Emirateve të bashkuara Arabe, po diversifikojmë e transformojmë sektorin energjitik.
100 përqind e energjisë të prodhuar nga Shqipëria është e përftuar nga burime të ripërtëritshme.
Marrëveshja që do të nënshkruajmë sot për shtrirjen e kabujve nënujorë me Italinë. Do të rrisim kapacitetet e Shqipërisë.
Është një hap i rëndësishëm për rajonin dhe Euruopën, që nuk do të ishte arritur pa mbështetjen e EBA.
Partneriteti ynë me EBA në fushën e energjisë është shumë i rëndësishëm për një rajon që shumë lufte e gjakderdhje i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e BE duhet mbështetur me nisma e hapa konkrete për të tejkaluar të shkuarën”, tha kryeministri Rama.