Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku dyshohet se një person ka rënë nga lartësia e një pallati. Viktima, A.S., 57 vjeç, i cili punon si Specialist i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.