11:53 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji

14:14 | 16/01/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me Kryeministrin Rama inspektuan sot punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Këtu jemi në spitalin e kardiologjisë, kirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare. Është një nga kantieret në fakt brenda QSUT-së sepse nuk është i vetmi. Është një godinë e organizuar në 4 kate. Në katin e parë kemi kryesisht shërbime, të cilat ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike. Ndërkohë që kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë kemi bllokun operator me shtim sipërfaqesh, nga 4 salla operatore janë 5 salla të cilat tashmë krijojnë kushte më optimale. Në katin e  tretë kemi edhe shërbimin intensiv apo atë që quhet reanimacion për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim”, tha ministrja Koçiu.

Sipas ministres, është një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katror, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katror. “Janë me një kapacitet prej 80 shtretërish, 32 në secilin nga katet e shërbimeve. Punimet pritet të mbarojnë brenda muajit qershor dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin, por edhe me mobilim dhe pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat do të vijojnë t’i ndihmojnë doktorët të bëjnë mrekullitë e tyre”, pohoi Koçiu.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet dhe në spitalin psikiatrik dhe me buxhetin e vitit 2025 do të fillojmë investimin edhe në spitalin e djegie plastikës, por ky është një investim i rëndësishëm, duke e konsideruar që të dy investimet që ofrojmë këtu janë shërbime të nivelit kombëtar dhe marrin shërbimin kryesor, jo vetëm pacientët e qytetit të Tiranës, por edhe pacientë që vijnë nga rrethet”, tha ajo.

Ndër të tjera ministrja Koçiu tha se me përfundimin e spitalit psikiatrik këtë vit, me fillimin e punimeve tek spitali i djegie plastikës, dhe me përfundimin e Spitalit Pediatrik përmbyllet i gjithë cikli i rehabilitimeve dhe rikonstruksionit të infrastrukturës në QSUT.

 

Pas

Zgjedhjet në Kosovë/ Mijëra euro dënime për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës

Para

Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare

Para
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare

Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 79-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

Hollanda shpall non grata dy ministra të qeverisë izraelite, ministri i jashtëm holandez i bën thirrje Izraelit të përmbushë detyrimet humanitare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.