Njerëzit festuan në Gaza të mërkurën (15 janar 2025), pasi u përhap lajmi për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Negociatorët arritën një marrëveshje armëpushimi me faza për luftën në Gaza midis Izraelit dhe grupit militant Hamas e cila erdhi pas disa muaj negociatash të kryera nga ndërmjetësit egjiptianë dhe të katarit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vjen pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar.
Nëse është e suksesshme, armëpushimi i planifikuar me faza mund të ndalojë luftimet që kanë lënë pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha, kanë zhvendosur shumicën e popullsisë së paraluftës të enklavës prej 2.3 milionë banorësh dhe kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz, me numrin e viktimave që ka kaluar 46 mijë.