Një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ishte propozimi i ardhur nga opozita në lidhje me vetëdeklarimin e deputetëve nëse e kanë përdorur apo jo aplikacionin Sky ECC.
Deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat, ndërsa u shpreh se nuk ka rezultuar që ndonjë nga përdoruesit e aplikacionit, ta ketë përdorur për të bërë ‘puci puci me gruan”.“Nuk ke pse e përdor për qëllime të sinqerta.
Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan. Më vjen keq. Nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me gruan me EncroChat. Pse të mos ndryshojë rregullorja. Kaq transparencë mund t’ua bëjmë njerëzve. Pastaj nëse ka folur me gruan nuk ka ndonjë gjë të keqe”, tha ai.