Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e djehsme ku diga e HEC-it në fshatin Bunec të Njësisë Administrative Lukovë shpërtheu dhe uji shkaktoi përmbytje të 12 bizneseve turistike. Uji dhe balta bllokuan edhe aksin rrugor Himarë-Sarandë.
Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit, Vangjel Ngjelo.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.