Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë priten të përfundojnë brenda muajit qershor të këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu ndau sot pamje nga puna që po bëhet në këtë kantier.
“Në kantierin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në QSUT po punohet me ritme të shpejta për të garantuar shërbime të cilësisë më të lartë për pacientët, me standarde evropiane dhe teknologji të avancuar për trajtime të specializuara”, theksoi Koçiu.
Dy ditë më parë punimet në këtë kantier u inspektuan edhe nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Koçiu.
“Është një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katrorë. “Janë me një kapacitet prej 80 shtretërish, 32 në secilin nga katet e shërbimeve. Punimet pritet të mbarojnë brenda muajit qershor dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin, por edhe me mobilim dhe pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat do të vijojnë t’i ndihmojnë doktorët të bëjnë mrekullitë e tyre”, tha Koçiu.
Në katin e parë të godinës do të ketë kryesisht shërbime, të cilat do të ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike.
Ndërkohë që kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë ndodhet bllokun operator me shtim sipërfaqesh, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë do të krijojnë kushte më optimale. Në katin e tretë ndodhet shërbimi intensiv, apo reanimacioni, për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim. Godina ka një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katrorë, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katrorë.